• e diel, 01 shkurt 2026
MIA Flesh

15:00 / 30 dhjetor / 2025

Shkup - Gjashtëdhjetë zyrtarë, dhjetë gjyqtarë, dhjetë prokurorë publikë, dhjetë deputetë, dhjetë ministra, dhjetë kryetarë komunash dhe dhjetë persona, pozicionet e të cilëve si kryetarë komunash janë ndërprerë në vitin 2025, do të përfshihen në Planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026, dhe emrat e tyre do të përcaktohen muajin e ardhshëm. KShPK në seancën e sotme të 26-të e miratoi planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave për vitin 2026, ndërsa kryetari i tij Adem Çuçul tha se i ka marrë parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian me ç'rast kanë vendosur të rritet numri i zyrtarëve, që do të përfshihen.

Shkup - KSHPK-ja në seancën e fundit të sotme për vitin 2025, veproi në disa raste, duke përfshirë mosparaqitjen e pasurisë nga bartësit e funksioneve, shkeljet e Kodit zgjedhor gjatë zgjedhjeve lokale, abuzimin me pozitat dhe autorizimet zyrtare dhe korrupsion në marrjen e vendimeve gjyqësore ku në seancat e mëparshme i ndaloi si të pabaza ose në disa raste vendosi se nuk ishte kompetente dhe se organe të tjera duhet të vendosin për to. Anëtarët e KSHPK-së vepruan në bazë të një raporti për shkelje të Kodit zgjedhor gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2025 nga ana e ministrit të Shëndetësisë, se ai ishte pjesë e një ngjarje publike në të cilën u hap një ambulancë, gjatë së cilës procedura u ndërpre, pasi u konstatua se nuk kishte shkelje ligjore.

Shkup – Në kuadër të sigurimit të leximit më të madh gjatë periudhës më të ngarkuar të vitit dhe për të përmbushur nevojat e konsumatorëve, Elektrodistribuimi do të realizojë aktivitete të përforcuara për leximin e orëmatësve gjatë javës së parë të janarit 2026. Gjatë kësaj periudhe, në mënyrë plotësuese, një pjesë e aktiviteteve të leximit do të realizohet jashtë orarit të punës, si dhe gjatë fundjavave dhe ditëve festive. Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve do të aplikohet procesi i plotë i leximit, i cili përfshin përpunimin, verifikimin dhe transmetimin e sigurt të të dhënave në sistemet e kompanisë, duke siguruar faturim të saktë dhe në kohë të konsumit të energjisë elektrike për secilin konsumator individual.

Shkup - Me kontrollet e kryera dhe mospërputhjet e identifikuara para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, janë shqiptuar 60 gjoba me vlerë mbi 33 mijë euro në kundërvlerë denarë për operatorë dhe persona përgjegjës në to. Janë lëshuar edhe paralajmërime përkatëse dhe janë lëshuar vendime me urdhëresa për largimin e mospërputhjeve të identifikuara. Janë shkatërruar mbi 624 kilogramë ushqim i pasigurt, nga të cilët 567 kilogramë produkte mishi, kumtoi sot pasdite Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). "Në prag të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, shërbimet inspektuese të AUV-it, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëvem përveç atyre të rregullta, po kryejnë edhe kontrolle të përforcuara, të jashtëzakonshme, tek të gjithë operatorët e ushqimit. Theksi i kontrolleve gjatë kësaj periudhe kohore u vu tek operatorët që organizojnë festime para Vitit të Ri dhe Vitit të Ri dhe në mishtore, mishtro me punëtori dhe dyqane të tjera të specializuara për ushqim me origjinë shtazore, ku ka kërkesë dhe konsum të shtuar të ushqimit gjatë kësaj periudhe", shpjeguan nga AUV.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Goce Dellçev“. Me çmimin “Goce Dellçev“ jepet mirënjohje shoqërore për arritje veçanërisht të rëndësishme në të gjitha fushat e shkencës me interes të vendit. Çmimi në vitin 2026 ndahet për arritje shkencore të publikuara në vitin 2025. Çmimi u ndahet individëve ose grupeve të autorëve nga vendi ose nga jashtë vendit. Të drejtë aplikimi kanë vepra nga një autor ose grup autorësh të cilët janë botuar veçmas, janë recensuar dhe katalogizuar. Për datën e publikimit konsiderohet data e shënuar në katalogizimin e publikimit (CIP). Të drejtë aplikimi nuk kanë arritjet e publikuara në revista profesionale dhe shkencore me faktor ndikimi, si dhe kapituj ose pjesë të librave.

Shkup - Ministria e Drejtësisë sot ka dërguar një shkresë në Kuvend, te partitë parlamentare si dhe deputetët, që të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin e punës për Kodin Zgjedhor. Pritshmëritë, si nga Ministria e Drejtësisë ashtu edhe nga Kuvendi, janë që ata të fillojnë punën në gjysmën e dytë të janarit. Siç shpjegojnë nga Ministria e Drejtësisë, një version pune i Kodit Zgjedhor do t’u dorëzohet deputetëve, të cilët pas konsultimeve në partitë përkatëse duhet t’i paraqesin propozimet e tyre grupit të punës. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, javën e kaluar zhvilloi një takim pune në Kuvend me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare, ku u diskutua nevoja për rregullimin sistematik të Kodit Zgjedhor.

Shkup - Ligji i ri për prokurorinë publike forcon kriteret për përzgjedhjen, vlerësimin, përgjegjësinë disiplinore dhe shkarkimin e prokurorëve publikë, me qëllim avancimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e detyrimeve të Agjendës së reformës, informon Ministria e Drejtësisë. Komisioni i Venecias siç u theksua, dha një mendim të lartë për Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë dhe Ligjin për prokurorinë publike, me çka disa nga rekomandimet i referohen ndryshimeve kushtetuese, siç është zgjedhja e prokurorit publik republikan me shumicë prej dy të tretash. Ministria shpjegon se këto rekomandime nuk mund të zbatohen në këtë fazë, pasi ato janë të përcaktuara në bazë të kushtetutës.

Shkup - Një marrëveshje për hua midis HM Transport dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 20.9 milionë euro është nënshkruar sot në Qeveri. Me huanë do të do të furnizohen lokomotiva elektrike me pjesë rezervë, ndërsa qëllimi është transport më i madh i mallrave dhe gjenerimi i të ardhurave për ndërmarrjen. Siç u tha para nënshkrimit, projekti është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të HM Transport, si dhe drejt përmirësimit të sigurisë dhe efikasitetit të transportit hekurudhor të mallrave. Kushtet nën të cilat u siguruan mjetet - një periudhë afatgjatë e shlyerjes, një periudhë e favorshme grejs dhe një normë interesi konkurruese, janë në përputhje të plotë me strategjinë për menaxhim të përgjegjshëm të borxhit publik dhe sigurimin e financave publike të qëndrueshme. 

Shkup - Shumica e amvisërive në vend, ose një e treta, jetojnë në banesa me tridhomëshe me sipërfaqe midis 51 dhe 70 metra katrorë. Mbi dy të tretat kishin makinë dhe ajër të kondicionuar, dhe vetëm 40 për qind kishin biçikletë. Pothuajse gjysma kishin kompjuter personal të lidhur me internet, ndërsa celular kishin mbi 92%, radio 28% dhe telefon vetëm 22 për qind.  Mesatarisht një në tre anëtarë të familjes ishte i punësuar. Numri mesatar i anëtarëve të familjes ishte 3,05, në marrëdhënie pune me një mesatare prej 1,13.  Anëtarë të varur ishin 1,15, ndërsa 0,67 me të ardhura personale. Persona të vetëpunësuar ishin 0,03, ndërsa fermerë aktivë 0,07, tregojnë të dhënat nga "Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025" i Entit Shtetëror të Statistikës.

Shkup - Prodhimi industrial në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar shënon rritje prej 1,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në nëntor të këtij viti, megjithatë, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, pati një rënie prej 2,8 për qind. Prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në nëntor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, shënon rënie me 4,7 për qind, në sektorin e Prodhimit shënohet rënie prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe Ajër të Kondicionuar shënohet ulje prej 8,6 për qind.

Shkup -  Në frymën e festave të Vitit të Ri dhe solidaritetit, në drejtorinë e EVN Maqedoni u mbajt tregu i dytë bamirës i festave, këtë herë me moton „Festat janë më të bukura kur i ndajmë me të tjerët“. Ngjarja u realizua përsëri me idenë, iniciativën dhe organizimin e punonjësve të kompanisë. Ashtu si në edicionin e mëparshëm, para tregut u mblodhën donacione në forma të ndryshme materiale nga punonjësit, të cilat gjatë ngjarjes u blenë nga kolegët e tyre. Në bazar u shitën mbi 200 artikuj, përfshirë rroba, mobilje dhe punime artizanale. Të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për qëllime humanitare.

Shkup - Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin e Tregtisë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 6.5%, bën të ditur Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Në tregtinë me pakicë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 13.7%, dhe në terma real për 6.5%, Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 5.6%, dhe në terma realë për 1.5%, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 9.5% dhe në terma real për 3.9% dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është zvogëluar realisht për 5.7%, dhe në terma nominalë për 6.9%.

Shkup - Në ditën e fundit të këtij viti dhe në natën e Vitit të Ri, moti do të jetë i ftohtë me temperaturë ditore që në disa vende do të mbeten nën zero gradë. Do të fryjë erë e fortë deri në veriore dhe vende-vende do të ketë kushte për reshje bore, njofton DPHM. Të enjten dhe të premten do të vazhdojë moti i ftohtë me temperatura minimale që do të jenë negative kudo, ndërsa lokalisht do të zbresin nën minus 10 gradë. 

Shkup - Sot, nga ora 15:00, do të ketë një ndryshim të regjimit të komunikacionit në Korridorin 10, në segmentin Prilep-Manastir, me ç'rast komunikacioni do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale R1101, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Nga LAMM informojnë edhe se në orën 11:00, VK Evzoni (VK Bogorodicë) është i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.  Nga Rrugët e Maqedonisë, ndërkaq, informojnë se komunikacioni në aksin rrugor Strugë - vendkalimi kufitar Qafë Thanë 1-2 kilometra para vendkalimit nga ora 11:30 është ndërprerë për shkak të një automjeti të rëndë motorik (cisternë) të përmbysur.

Gostivar - Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, në konferencën e sotme për shtyp, qytetarëve ua prezantoi një pjesë të projekteve për zhvillimin e qytetit. Ai në këtë rast përkujtoi edhe në rezultatet e arritura gjatë 16-të muajve nga mandati i tij si u.d. kryetar i komunës. Limani theksoi se me punë, vullnet dhe integritet mund të arrihen rezultate konkrete, ndërsa qëllimi i tij është të hap një kapitull të ri për Gostivarin, në bazë të projekteve që drejtpërdrejtë e përmirësojnë jetën e qytetarëve. "Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i një ure të re përmes lumit Vardar, të quajtur "Ura e harmonisë". Gjithashti një projekt i rëndësishëm është transformimi i bulevardit kryesor të Gostivarit me katër korsi funksionale", tha Limani.

Gostivar - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në zgjedhjet e përsëritura, shprehu dyshime se udhëheqja e mëparshme komunale ka keqpërdorur një sasi të madhe parash. Në një konferencë për shtyp, Bejta konsideron se mbi gjysmë milionë euro janë paguar për paga për njerëz që sipas tij nuk shkonin fare në punë. "Këto pagesa janë kryer përmes një agjencie punësimi, duke u lejuar personave të caktuar të marrin paga pa i përmbushur detyrimet e punës", tha Bejta. Kandidati i cili ka mbështetjen e koalicionit VLEN, theksoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, këto keqpërdorime do të ndalen, duke shtuar se Gostivari i cili u shkatërrua nga udhëheqja e mëparshme, do të rilindë.

Strugë - Në ndërprerje të plotë është trafiku në aksin rrugor Strugë - vendkalimi kufitar Qafë Thanë për shkak të një cisterne të përmbysur në rrugë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacionit, të gjitha shërbimet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren masa për vërtetimin e arsyeve për aksidentin dhe për normalizimin e trafikut.

Kiev - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha sot ashpër hodhi poshtë pretendimet e Moskës për një sulm të dyshuar ukrainas ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin, duke vlerësuar se këto manipulime dëmtojnë drejtpërdrejtë procesin konstruktiv të paqes. Sibiha u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përmbahet nga reagime zyrtare ndaj këtyre pretendimeve, duke theksuar se Rusia deri më tani nuk ka paraqitur asnjë dëshmi relevante. "Ka kaluar pothuajse një ditë, ndërsa Rusia ende nuk ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme për akuzat e saj për një 'sulm të supozuar ukrainas ndaj rezidencës së Putinit'. As nuk do të paraqesin, sepse diçka e tillë nuk ekziston. Kurrë nuk është kryer një sulm i tillë", shkroi Sibiha në rrjetin social X.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se forcat amerikane kanë shkatërruar një port në Venezuelë, e cila përdorej nga anijet e dyshuara për pjesmarrje në trafikun e drogës. Sulmi ndaj portit sipas të gjitha gjasave është i pari tokësor ndaj venezuelës nga fillimi i fushatës ushtarake amerikane kundër trafikimit të drogës në Amerikën Jugore. "Kishte një shpërthim të madh në portin ku anijet janë të ngarkuara me drogë. Domethënë, i goditëm të gjitha anijet dhe tani po godasim zonën dhe ajo është zhdukur", deklaroi mbrëmë Trampi nga residenca e tij Mar-a-Lago, ku kishte nikoçir kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahun. 

QËNDRONI TË LIDHUR