• Friday, 11 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Ukraina nuk do t'i njohë territoret e okupuara, anëtarësimi në NATO është në tryezë

Zelenski: Ukraina nuk do t'i njohë territoret e okupuara, anëtarësimi në NATO është në tryezë

Kiev, 3 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se anëtarësimi në NATO mbetet në tryezën negociuese, por Ukrainës tani për tani i nevojiten garancitë e sigurisë.

"Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO mbetet në tryezën negociuese, pavarësisht mosmarrëveshjeve të disa vendeve. Ukraina, megjithëse nuk është anëtare e Aleancës, duhet të ketë garanci të forta sigurie. Më saktësisht, një kontigjent ushtarak", tha Zelenski gjatë një takimi me liderët e komuniteteve territoriale të rajonit Çernihiv.

Ai theksoi se derisa Ukraina nuk i bashkohet aleancave të sigurisë, është e rëndësishme të ketë garanci adekuate të sigurisë.

"Është e rëndësishme që të kemi garancitë e duhura, të ngjashme me NATO-n, ndërkohë që nuk jemi në aleancë. Është e rëndësishme që të kemi masa të përshtatshme mbrojtëse si NATO, ndërkohë që nuk jemi në aleancë. Kjo flet për përpjekjet e partnerëve tanë, tek të cilët mund të mbështetemi vërtet", tha Zelenski, transmeton Ukrinform.

Ai theksoi se gjatë negociatave të ardhshme për t'i dhënë fund luftës, Ukraina nuk do të njohë territoret e pushtuara nga Rusia dhe nuk do të pranojë të reduktojë ushtrinë e saj.

Zelenski gjithastu theksoi se "linja e kuqe" pioritare e Ukrainës në negociatat e ardhshme paqesore do të jetë mosnjohja e terriotereve të okupauara nga Rusia.

Ai tha se paqja e vërtetët do të vijë kur do të kthehen të gjitha territoret. mb/

Foto: MIA