• Thursday, 05 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelanda e Re dhe Australia bisedojnë me shtetet aziatike dhe me BE-në për përgjigje të përbashkët ndaj doganave të Trampit

Zelanda e Re dhe Australia bisedojnë me shtetet aziatike dhe me BE-në për përgjigje të përbashkët ndaj doganave të Trampit

Kanberra, 10 prill 2025 (MIA) – Pas paralajmërimit të javës së kaluar të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për vendosjen e doganave, Zelanda e Re dhe Australia filluan bisedime me shtete të tjera, me qëllim që bashkërisht të përgjigjen ndaj doganave amerikane dhe ta nxisin tregtinë e lirë.  

Kryeministri i Zelandës së Re, Kristofer Lukson deklaroi se ka biseduar me kryeministrat e Singaporit, Vietnamit dhe Malajzisë, si dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen për bashkëpunimin ndërkombëtar tregtar, për fuqizim të tregtisë së lirë me qëllim të rritjes ekonomike. 

Ai njoftoi për idenë për bashkëpunim ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse dhe e Avancuar e Tregtisë. 

Shefja e diplomacisë australiane Peni Vong deklaroi se është biseduar me vendet nga Azia Juglindore, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe me BE-në për përgjigje të përbashkët të doganave të Trampit. 

Trampi vendosi dogana prej 10 për qind për Australinë dhe Zelandën e Re, që është vlerë minimale e doganave të tyre për gjithë importin në SHBA, Kanberra dhe Uelington njoftuan se nuk do të përgjigjen me kundërmasa. 

Vitin e kaluar eksporti i Zelandës së Re në SHBA ishte 12 për qind, ndërsa e Australisë pesë për qind. 

Trampi dje njoftoi se e prolongon vendosjen e doganave për një numër më të madh të vendeve për 90 ditë. fc/

Foto: EPA