Uashingtoni përgatitet për "inaugurimin më të ftohtë" në 40 vitet e fundit
- Kryeqyteti i SHBA-së, Uashingtoni, është ngrirë për shkak të temperaturave nën zero, ndërsa ceremonia e inaugurimit të Donald Trampit të hënën mund të mbetet e shkruar në histori si betimi më i ftohtë në dekadat e fundit, lajmëroi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 08:06, 17 January, 2025
Uashington, 17 janar 2025 (MIA) - Kryeqyteti i SHBA-së, Uashingtoni, është ngrirë për shkak të temperaturave nën zero, ndërsa ceremonia e inaugurimit të Donald Trampit të hënën mund të mbetet e shkruar në histori si betimi më i ftohtë në dekadat e fundit, lajmëroi DPA.
Edhe pse nuk pritet të jetë aq i ftohtë sikur gjatë mandatit të dytë të Ronald Regan në vitin 1985, kur në mesditë temperatura arriti minus 14 gradë Celsius, sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, parashikimi për të hënën është temperatura maksimale të jetë minus 6 gradë, por mund të ndjehet dukshëm më ftohtë.
Tradicionalisht, ceremonia mbahet në ambient të hapur në pjesën perëndimore të Kapitollit. Për shumë njerëz të cilët do të shkojnë në ceremoni, por nuk janë ndër mysafirët më të shquar, pamjet aspak nuk janë të mira sepse duhet të ulen në vendet e tyre kohë të gjatë para se të fillojë ceremonia.
Trampi shpesh herë përdor goditje të tilla të ftohta për të pyetur me tallje se ku shkoi ngrohja globale.
Për shkak të temperatura të ulëta në vitin 1985 ceremonia duhej të mbahet në ambient të mbyllur, në rotondën e Kapitolit. Sipas Shërbimit Meteorologjik, ky është "inaugurimi më i ftohtë" nga viti 1971, që kur mbahet evidenca. sa/
foto: Arkivi i MIA-s