Tre pengjet e para që i liroi Hamasi, kanë arritur në Izrael
- Ushtria izraelite konfirmoi se tre pengjet e para që i liroi Hamasi, janë transferuar nga Gaza për në Izrael.
- Post By Besnik Shuki
- 17:49, 19 January, 2025
Tel Aviv/Gazë, 19 janar 2025 (MIA) - Ushtria izraelite konfirmoi se tre pengjet e para që i liroi Hamasi, janë transferuar nga Gaza për në Izrael.
"Ato janë në shtëpi", publikoi ushtria izraelite në rrjetin social Iks.
Tre gratë e liruara, janë të parat nga 33, që duhet të lirohen nga Hamasi në pajtim me fazën e parë të marrëveshjes me Izraelin për armëpushim në Rripin e Gazës.
Sipas mediumeve izraelite, tre pengjet e para janë Doron Shtajnbreher, Emili Damari dhe Romi Gonen, të cilat kaluan pothuaj 500 ditë në robëri, nga 7 tetori i vitit 2023.
Ato në Gazë janë ndërmarrë nga ekipi i Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Në inçizimet e publikuara televizive shihet se si tre gra hyjnë në automobil në Gazë, të shoqëruara nga luftëtarë të armatosur të Hamasit.
Tre gratë, Kryqi i Kuq duhet t'ia dorëzojë armatës izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa prej aty duhet të dërgohen në një objekt ushtarak në Izrael në afërsi të kufirit me Gazën në kontroll të parë para se të dërgohen në spital në Tel Aviv, ku duhet të takohen me familjet e tyre.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, në sheshin në Tel Aviv janë tubuar miqtë dhe të afrmit e pengjeve që ta festojnë lirimin e tyre.
Faza e parë e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit që ka hyrë në fuqi sot, parashikon lirimin e 33 pengjëve izraelitë, të mbajtur në Gazë, në këmbim për 1.904 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.
Për sot u paralajmërua lirimi i grupit të parë prej 90 palestinezëve.
Marrëveshja parashikon edhe tërheqjen e armatës izraelite nga Rripi i Gazës.
Marrëveshja u publika të mërkurën, pas përpjekjeve disamujore të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për ta bindur Izraelin që të pajtohet me armëpushimin, ndërsa Hamasi t'i lirojë pengjët. bsh/
Foto: Iks/printskrin/EPA