Trampi e vazhdoi afatin për shitjen e TikTokut edhe për 75 ditë
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot publikoi se e vazhdon afatin për shitjen e rrjetit social TikTok për 75 ditë shtesë, sepse "transaksioni kërkon më shumë punë", edhe pse beson se është arritur "progres i madh" në këtë plan.
- Post By Sara Ademi
- 21:35, 4 April, 2025

Uashington, 4 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot publikoi se e vazhdon afatin për shitjen e rrjetit social TikTok për 75 ditë shtesë, sepse "transaksioni kërkon më shumë punë", edhe pse beson se është arritur "progres i madh" në këtë plan.
Tashmë në fund të janarit, presidenti amerikan shtyu për herë të parë, për 75 ditë, hyrjen në fuqi të ligjit të miratuar nga Kongresi në vitin 2024.
Ligji parashikon ndalimin e TikTok-ut nëse rrjeti social nuk i ndërpret lidhjet me kompaninë e saj amë ByteDance, përkatësisht me Kinën.
TokToku kohë të gjatë është cak i autoriteteve amerikane, me ç'rast shumë persona zyrtarë besojnë se video platforma argëtuese i lejon Pekinit t'i spunojë 170 milionë shfrytëzues amerikanë dhe të manipulojë me informatat. sa/
foto: Arkivi i MIA-s