Tramp: Unë jam i vetmi që nuk i dorëzova Putinit as një pjesë të tokës ukrainase, nesër mbrëma paralajmërim i madh
- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se është i vetmi president që nuk i ka dorëzuar pjesë të Ukrainës presidentit rus Vlladimir Putin dhe shtoi se nesër në mbrëmje do të publikojë “diçka të madhe”.
- Post By Fami Bajrami
- 15:34, 3 March, 2025

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se është i vetmi president që nuk i ka dorëzuar pjesë të Ukrainës presidentit rus Vlladimir Putin dhe shtoi se nesër në mbrëmje do të publikojë “diçka të madhe”.
“I vetmi president që nuk i ka dhënë asgjë nga tokat e Ukrainës, Rusisë së Putinit është presidenti Donald Xhej Tramp”, shkroi Trampi në "Trut soushl".
Ai theksoi se kjo duhet mbajtur mend edhe krahas kritikave nga demokratët dhe “lajmeve të rreme”.
"Nesër mbrëma do të jetë e madhe. Do të them ashtu siç është”, shtoi Trampi.
Publikimi vjen pas një takimi të tensionuar midis Trampit dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Zyrën ovale të premten.