Tramp: SHBA-ja do të dalë më e fuqishme nga sitiata aktuale
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se vendi do të dalë "më i fuqishëm" nga situata aktuale, e cila u shkaktua pas publikimit të tarifave importuese gjithpërfshirëse globale dhe karakterizohet me rënie të ashpër të bursave globale dhe dollarit.
- Post By Melahat Baftija
- 16:19, 3 April, 2025

Uashington, 3 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se vendi do të dalë "më i fuqishëm" nga situata aktuale, e cila u shkaktua pas publikimit të tarifave importuese gjithpërfshirëse globale dhe karakterizohet me rënie të ashpër të bursave globale dhe dollarit.
"Operacioni përfundoi! Pacienti mbijetoi dhe po rikuperohet. Parashikimi është se pacienti do të jetë shumë më i fuqishëm, më i madh, më i mirë dhe më i qëndrueshëm nga kurdo qoftë deri më tani. Ta bëjmë Amerikën më të madhe!, shkroi Tramp në rrjetin e tij social Truth Social. mb/