Tramp planifikon ta zgjedh senatorin Marko Rubio për sekretar shtetëror të SHBA-së, njoftoi "Nju-Jork Tajms"
- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp planifikon ta zgjedh senatorin Marko Rubio për sekretar të ardhshëm shtetëror të SHBA-së, njoftoi "Nju-Jork Tajms".
- Post By Besnik Shuki
- 07:23, 12 November, 2024
Nju-Jork,12 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp planifikon ta zgjedh senatorin Marko Rubio për sekretar të ardhshëm shtetëror të SHBA-së, njoftoi "Nju-Jork Tajms".
Politikani i lindur në Floridë do të mund të jetë latinoamerikani i parë, i cili do të shërbejë si top diplomat i SHBA-së, pasi që Trampi ta ndërmerr funksionin në janar.
Gjatë viteve, senatori u angazhua për poliikë të jashtme të shfaqjes së muskujve ndaj armiqve gjeostrategjikë të SHBA-së, duke përfshirë Kinën, Iranin dhe Kubën. Gjatë disa viteve të kaluara, ai deri diku i ka zbutur pozitat e veta për t'u harmonizuar me pozitat e Trampit.
Administrata e re amerikane do të ballafaqohet me botë më të rrezikshme dhe më të paparashikueshme se në mandatin e parë të Trampit, me luftëra në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Kina gjithnjë e më tepër po i afrohet armiqve amerikanë, Rusisë dhe Iranit, njoftuan mediumet amerikane.
Pa dyshim, lufta në Ukrainë do të jetë lartë në agjendën e Rubios.
Rubio (53) në intervistat e paradokohshme tha se Ukraina duhet të kërkojë zgjidhje me negociata për konfliktin me Rusinë, në vend se të përqëndrohet në kthimin e të gjitha territoreve të humbura në dekadën e fundit. Ai po ashtu ishte mes 15 senatorëve republikanë, të cilët votuan kundër paketës së ndihmës ushtarake prej 95 miliardë dollarëve për Kievin, të miratuar nga Kongresi në prill. bsh/