Tramp ka pasur bisedë shumë të mirë telefonike me Zelenskin
- Biseda telefonike mes Donald Trampit dhe Volodimir Zelenski sapo ka përfunduar, njoftoi presidenti amerikan në rrjetin e tij social "Truth", transmeton BBC.
- Post By Melahat Baftija
- 18:09, 19 March, 2025

Uashington, 19 mars 2025 (MIA) - Biseda telefonike mes Donald Trampit dhe Volodimir Zelenski sapo ka përfunduar, njoftoi presidenti amerikan në rrjetin e tij social "Truth", transmeton BBC.
Në postimin e "Truth", Trampi e përshkroi thirrjen si "shumë të mirë" dhe se biseda ka zgjatur rreth një orë.
"Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në bisedën telefonike të djeshme me presidentin Putin me qëllim që Rusia dhe Ukraina të rreshtohen me kërkesat dhe nevojat e tyre", shkroi ai.
"Ne jemi shumë në rrugën e duhur", shtoi Trump.
Tramp tha se ka kërkuar nga sekretarit amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe këshilltarit për siguri kombëtare, Majk Volc, "të japin një përshkrim të saktë të pikave për të cilat është diskutuar".
Deklaratë e mëtejshme do të lëshohet "së shpejti", shtoi ai. mb/
Foto: MIA