• Saturday, 19 October 2024

Të rreme paralajmërimet për bomba në disa lokacione në Athinë

Të rreme paralajmërimet për bomba në disa lokacione në Athinë

Athinë, 17 tetor 2024 (MIA) - Të rreme rezultuan paralajmërimet e dërguara në policinë greke për bomba të vendosura në disa lokacione në Athinë, pasi policët nga Departamenti për deaktivizimin dhe shkatërrimin e mjeteve shpërthyese gjatë kontrolleve nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. 

Në orën 7:20 të mëngjesit të sotëm, në centralin e policisë greke është dërguar një mejl në gjuhën angleze me një paralajmërim se në spital, gjykatë dhe në stacionin e metrosë Sintagma janë vendosur mjete shpërthyese.

Për shkaqe parandaluese, u evakua gjykata, ndërsa metroja nuk ndalej në stacionin konkret dhe u kryer kontrolle të detajuara, gjatë të cilave nuk u zbuluan bomba. ls/