• Monday, 01 July 2024

Të paktën 18 të vdekur, ndërsa 30 të lënduar gjatë sulmeve terroriste në verilindje të Nigerisë

Të paktën 18 të vdekur, ndërsa 30 të lënduar gjatë sulmeve terroriste në verilindje të Nigerisë

Abuxha, 30 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 18 persona janë vrarë, ndërsa 30 janë lënduar gjatë sulmeve terroriste në shtetin nigerian verilindor Borno, njoftoi shërbimi lokal për raste urgjente.

Prej para 15 viteve, Borno është i nënshtruar në sulme nga grupet islamike të cilët vranë mijëra banorë lokalë dhe detyruan miliona të tjerë që të largohen nga shtëpitë e tyre. Edhe pse armata nigeriane arriti ta kufizojë kapacitetin e luftëtarëve islamikë, ata ende kryejnë sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve dhe sulmojnë pjesëtarë të forcave të sigurisë. 

Barkindo Sadu, udhëheqës i Agjencisë për Menaxhim me Raste Urgjente në shtetin Borno, deklaroi se dje ka pasur tre sulme në qytetin Gvoza. Sulmues - vetëvrasës sulmuan pjesëmarrës në një ceremoni martese, njerëz të mbledhur për varrim, si dhe një spital në qytetin Gvoza. Sadu theksoi se për momentin është konfirmuar vdekja e 18 personave, në mesin e të cilëve dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, ndërsa janë lënduar të paktën 30 persona. 

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por grupe më aktive terroriste në Borno janë "Boko Haram" dhe "Shteti islamik - provinca Afrika Perëndimore". fc/

Fotografia: Arkiv/ilustrim