• Wednesday, 13 November 2024

Spanja përballet me reshje të reja derisa ende zgjat hetimi pas 23 personave të zhdukur

Spanja përballet me reshje të reja derisa ende zgjat hetimi pas 23 personave të zhdukur

Madrid, 12 nëntor 2024 (MIA) - Shërbimi Meteorologjik Spanjoll EAMET, lëshoi paralajmërime të reja për stuhinë në pjesën më të madhe të vendit prej sot deri të enjten, dy javë pasi shirat dhe përmbytjet morën më shumë se 20 jetë, shumica prej tyre rreth qytetit lindor Valencia.

Autoritetet në Valencia ulën numrin e të zhdukurve në 23 nga 32, pasi vazhduan me kërkimet kryesisht në det dhe në kënetat bregdetare duke shfrytëzuar anije, dronë dhe pajisje për eho.

Numri zyrtar i të vdekurve pas stuhisë më 29 tetor tani arrin 222. Për disa orë ra sasi e shiut aq sa për një vit.

Paralajmërimet meteorologjike në nivelin e tretë më të lartë dhe në disa raste në nivelin e dytë më të lartë u lëshuan për disa pjesë të provincës Valencia, për Ishujt Balearik në Detin Mesdhe dhe për disa pjesë të Galicisë në veriperëndim të largët, Katalonjës në verilindje dhe Andaluzisë në jug.

Provinca Almeria në Andaluzia dje regjistroi reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje. Nurija Rodrigez, prefekte e qytetit të vogël bregdetar Balanegra, shprehu brengë. "Të gjtihë ne ende i kemi pamjet e Valencias në mendjet tona", tha ajo. sa/

Foto: EPA