Shtatëdhjetë e tetë persona rezultojnë ende si të zhdukur nga përmbytjet në Spanjë
- Dhjetë ditë pas përmbytjeve katastrofike në Valencia të Spanjës, 78 persona rezultojnë ende si të zhdukur, publikoi Qeveria në platformën Iks.
- Post By Fami Bajrami
- 16:20, 8 November, 2024
Madrid, 8 nëntor 2024 (MIA) - Dhjetë ditë pas përmbytjeve katastrofike në Valencia të Spanjës, 78 persona rezultojnë ende si të zhdukur, publikoi Qeveria në platformën Iks.
Shifra e mëparshme e personave të zhdukur nga përmbytjet arriti në 93. Ndërsa sipas shifrave zyrtare numri i viktimave është 219 persona. Në zonën e Valencias u gjetën gjithsej 211 persona, ndërsa tetë trupa të tjerë të pajetë u gjetën në zonat fqinje të Kastilia-La Mança dhe Andaluzisë.
Stuhia vazhdon, kështu që mbrëmë reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në Kataloni dhe në ishullin Majorka. rq/
Foto: arkivi i MIA-s