• Saturday, 11 May 2024

Shtëpia e Bardhë me dënim për "përqindjen e vogël" të studentëve për shkaktimin e trazirave në universitete

Shtëpia e Bardhë me dënim për

Uashington, 2 maj 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë dënoi "një përqindje të vogël të studentëve, nxitës të trazirave" pas përplasjeve dhe arrestimeve të mbrëmshme në disa konvikte amerikane, të cilët protestojnë kundër luftës në Gazë.

"Studentët kanë të drejtë të vizitojnë mësim dhe të ndjehen të sigurtë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer në konferencën për shtyp, duke shtuar se "do të vazhdojnë të cekin se antisemitizmi duhet të dënohet".

Sipas mediave amerikane, rreth 1.000 njerëz janë arrestuar në përleshjet mbarë SHBA-në dhe sipas të dhënave të siguruar nga policia dhe autoritetet në Nju-Jork, rreth 300 njerëz janë arrestuar në universitetin Kolumbia, qendra e protestave për shkak të luftës në Gazë me akuzë për shkelje, vjedhje dhe vepra më të vogla penale.

Në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, më i njohur si UCLA, nuk janë mbajtur orë. Aty gjatë natës ka shpërthyer konflikt kur, siç njoftojnë mediat amerikane, një grup protestues proizraelitë kanë tentuar t'i rënojnë barrierat, pas të cilave në stenda kanë qenë protestuesit propalestinezë.

Disa orë para se të shpërthejnë trazirat në UCLA, policia ka hyrë në ndërtesën e Universitetit Kolumbia në Nju-Jork, të okupuar nga protestuesit kundër luftës, duke e ndalur protestën, e cila e paralizoi institucionin.

Protesta shpërthyen në rreth 30 universitete në SHBA, me kërkesë që vendi të ndalet me përkrahjen për Izraelin. Kjo është protesta bindshëm më e madhe studentore në shekullin 21, ndërsa reagimi policor që vijoi përkujton në skena të viteve 1960-ta, kur ka pasur lëvizje të madhe studentore kundër luftës në Vietnam, njoftuan mediat amerikane.

Foto: EPA