• Tuesday, 15 October 2024

SHBA ka shpenzuar 17,9 miliardë dollarë rekord për ndihmë ushtarake për Izraelin nga 7 tetori i vitit 2023

SHBA ka shpenzuar 17,9 miliardë dollarë rekord për ndihmë ushtarake për Izraelin nga 7 tetori i vitit 2023

Jerusalem, 7 tetor 2024 (MIA) - SHBA ka shpenzuar 17,9 miliardë dollarë rekord ndihmë për Izraelin nga fillimi i luftës në Gaza para një viti dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, thuhet në raportin për projektin e Universitetit Braun të quajtur "Shpenzimet e luftës".

Raporti ishte publikuar sot, në përvjetorin e luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Plotësisht 4,86 miliardë dollarë janë shpenzuar për operacione ushtarake të rritura amerikane në rajon nga sulmi i 7 tetorit të vitit 2023, thonë hetuesit.

Siç transmeton Beta, duke i'u referuar agjencive të cilat kishin mbikëqyrje në raport, në dokument janë përfshirë shpenzimet për fushatën e udhëhequr nga anëtarët e marinës, të specializuar për ndalimin e sulmeve të kryengritësve jemenas huthë ndaj anijeve transportuese.

Huthët pretendojnë se këto sulme i kryejnë në shenjë solidariteti me Hamasin islamik, i cili është mbështetur nga Irani.

Pjesa më e madhe e armëve amerikane e dërguar gjatë vitit të kaluar janë granata artilerike, bomba dhe të a.q. shkatërrues të bunkerave nga 900 kilogramë dhe municion.

Sipas raportit, katër miliardë dollarë janë shpenzuar për restaurimin e sistemeve mbrojtëse "Shufra e hekurt" dhe "Llastiku i Davidit", për pushka dhe karburant për aeroplanët. 

SHBA publikon publikisht të dhëna për ndihmën ushtarake për Ukrainën, por është e pamundur të zbulohen të gjitha detajet e dërgesave në Izrael, kështu që 17.9 miliardë dollarë me shumë mundësi nuk janë kostoja e vetme.

Shkak janë bërë përpjekjet e administratës së presidentit amerikan Xho Bajden për të fshehur informatat për sasinë e ndihmës. sa/