• Friday, 03 April 2026

Qyteti shqiptar i Shkodrës ofron muze magjepsës dhe monumente të lashta për të gjitha moshat

Qyteti shqiptar i Shkodrës ofron muze magjepsës dhe monumente të lashta për të gjitha moshat

Tiranë, 26 mars 2026 (MIA) - "Qyteti shqiptar i Shkodrës është destinacion kryesor kulturor i cili tërheqë gjenerata të ndryshme, si turistë nga vendi ashtu edhe të huaj gjatë tërë vitit", thekson agjencia shqiptare e lajmeve ATSH.

Vitin e kaluar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau foto nga muzetë dhe monumentet arkeologjike në Shkodër, të cilat shënojnë vizitueshmëri të lartë nga të rinjtë, por edhe nga vizitorët e të gjitha moshave. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportës, Blendi Gonxhaj, Parku erkeologjik Shkodër me kalanë e njohur të Rozafës ndodhet në vendin e dytë të vizitave në vend këtë vit, duke tërhequr deri më tani mbi 3.475 turistë vendorë dhe të huaj.

Mbi 20.000 turistë i vizituan lokalitetet shqiptare kulturore në janar, që e thekson interesin e fuqishëm për historinë dhe trashëgiminë kulturore jashtë sezonit turistik tradicional, informuan mediumet shqiptare. Muzetë kombëtarë në Shqipëri janë vizituar nga 11.315 persona prej fillimit të vitit, përderisa parqet arkeologjike dhe kalatë tërhoqën edhe mijëra vizitorë. ab/

Foto: Uikipedia