Qindra mijëra palestinezë ikin nga Gaza derisa izraeli e ka pushtuar Rafën si "zonë të saj të re të sigurisë"
- Qindra mijëra banorë të Gazës janë larguar sot në përpjekje për të gjetur strehim në shpërnguljen më të madhe masive të kësaj lufte, pasi forcat izraelite përparuan në rrënojat e qytetit Rafah, pjesë e "zonës së re të sigurisë" që synojnë ta pushtojnë.
- Post By Melahat Baftija
- 19:22, 3 April, 2025

Rafah, 3 prill 2025 (MIA) - Qindra mijëra banorë të Gazës janë larguar sot në përpjekje për të gjetur strehim në shpërnguljen më të madhe masive të kësaj lufte, pasi forcat izraelite përparuan në rrënojat e qytetit Rafah, pjesë e "zonës së re të sigurisë" që synojnë ta pushtojnë.
Një ditë pasi shpallën planin e tyre për të pushtuar pjesë të mëdha të enklavës me popullsi të dendur, forcat izraelite sulmuan qytetin jugor të Gazës, i cili ishte streha e fundit për njerëzit që iknin diku tjetër gjatë konfliktit.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se të paktën 97 persona janë vrarë në sulmet izraelite në 24 orët e fundit, duke përfshirë të paktën 20 të vrarë në një sulm ajror herët këtë mëngjes në Shuxhaja, paralagje e qytetit të Gazës në veri.
"Rafa u zhduk, u fshi", tha për mediat britanike babai i shtatë fëmijëve, një nga qindra mijërat që u larguan nga qyteti në qytetin fqinj Kan Junis.
"Ata po shkatërrojnë atë që ka mbetur nga shtëpitë dhe pronat", thotë burri, i cili nuk pranoi të përmendet nga frika e pasojave.
Sulmi për të pushtuar Rafan përfaqëson një përshkallëzim të madh të luftës, të cilën Izraeli e rifilloi muajin e kaluar pasi braktisi në mënyrë efektive marrëveshjen për armëpushim që ka qenë në fuqi që nga janari. mb/
Foto: MIA