• Saturday, 05 October 2024

Qeveria e BeH-së shpalli gjendje të fatkeqësisë së jashtëzakonshme

Qeveria e BeH-së shpalli gjendje të fatkeqësisë së jashtëzakonshme

Sarajevë, 4 tetor 2024 (MIA) - Qeveria e BeH-së shpalli gjendje të katastrofës natyrore për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën një pjesë të Federatës së Bosnja dhe Hercegovinës - Jabllanicën, Konjiqin, Kiseljakin, Fojnicën, Kreshevën dhe vende tjera.

Këtë sot e tha zëvendëskryeministri Vojin Mijatoviq në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të Qeverisë  së FBeH-së në Sarajevë.

"Kemi 14 viktima, mos spekuloni për numrin e të zhdukurve. Në këto momente në zonat e rrezikuara po punohet për kalueshmërinë dhe pastrimin e rrugëve, në mënyrë që shërbimet e shpëtimit të arrijnë te viktimat. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme janë obliguar njësitë për shpëtim në ujë të Drejtorisë Federale për Mbrojtje Civile", tha ai.

Mijatoviq informon se është formuar Shtab i Krizës i cili do të kordinohet me Drejtorinë Federale për Mbrojtje Civile. sa/

foto: EPA