• Wednesday, 12 February 2025

Prokuroria e Kosovës fillon hetim për shkak të problemeve teknike në sajtin e KQZ-së

Prokuroria e Kosovës fillon hetim për shkak të problemeve teknike në sajtin e KQZ-së

Prishtinë, 11 shkurt 2025 (MIA) – Prokuroria Themelore në Prishtinë e autorizoi policinë e Kosovës që të fillojë hetim për rënien e ueb-faqes së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës, që ndodhi gjatë numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën. 

“Bëjmë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar  policinë e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së,” thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Të dielën, rreth orës 21, “ra” sajti i KQZ-së, ndërsa nga ky institucion thonë se kjo ishte rezultat i problemeve teknike “për shkak të interesimit të madh”. fc/

Fotografia: Arkivi