• Saturday, 19 October 2024

Pas kaosit brenda dhe para parlamentit, kaos edhe para bashkisë së Tiranës

Pas kaosit brenda dhe para parlamentit, kaos edhe para bashkisë së Tiranës

 Tiranë, 17 tetor 2024 (MIA) - Pas kaosit brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit të Shqipërisë, opozita e filloi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, ku dogjën goma.

Edhe këtu pati përplasje me policinë kur opozita ka tentuar të depërtojë kordonin e policisë, ka pasur disa fjalime dhe turma e mbledhur ka thirrur "Veliaj largogu".

Opozita e akuzon Veliajn si "kryehajdutin e grupit të strukturave kriminale që veprojnë në bashkinë e Tiranës", i cili sipas saj "ka organizuar dhe drejtuar vjedhjen e qindra milionë eurove me inceneratorët imagjinar në kryeqytet". 

 Nga bashkia protestuesit  u nisën para parlamentit, ku menjëherë u shtua prezenca efektivëve të policisë.

 Nga policia bënë të ditur se policër që ishin të angazhuar për sigurinë, por edhe gardistët nuk ishin të armatosur.