Pakistani ia dorëzoi propozimin amerikan për paqe Iranit
- – Pakistani ia ka dorëzuar Iranit pakon e propozimeve paqësore të SHBA-së, konfirmuan sot burime pakistaneze, pasi mediat amerikane publikuan se Uashingtoni ka prezantuar plan prej 15 pikave për atë si t’i jepet fund luftës në Lindjen e Mesme.
- Post By Fitore Curri
- 14:54, 25 March, 2026
Islamabad, 25 mars 2026 (MIA) – Pakistani ia ka dorëzuar Iranit pakon e propozimeve paqësore të SHBA-së, konfirmuan sot burime pakistaneze, pasi mediat amerikane publikuan se Uashingtoni ka prezantuar plan prej 15 pikave për atë si t’i jepet fund luftës në Lindjen e Mesme.
Pjesa më e madhe e hartës së rrugës prej 15 pikave është e përqendruar në çështje bërthamore, por përfshin edhe premtim për heqjen e sanksioneve tregtare kundër Iranit, deklaruan dy funksionarë pakistanezë për DPA.
Nuk ishte e qartë menjëherë si drafti ishte dërguar në Iran dhe kush e ka pranuar, por persona zyrtarë deklaruan se kjo ka ndodhur këtë javë.
Një funksionar tha se propozimi amerikan parasheh edhe kontroll të përbashkët në Ngushticën e Hormuzit përmes grupit detar të punës i përbërë nga SHBA-ja, Irani, Pakistani dhe disa vende të Gjirit Persik.
Asnjë nga funksionarët nuk ishte i njoftuar me çfarëdo lloj kundërpropozimesh të dhëna nga Irani.
Kjo vjen një ditë pasi kryeministri i Pakistanit deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të jetë nikoqir i bisedimeve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit që të arrihet përshkallëzim dhe fund i luftës aktuale të cilën e filluan Izraeli dhe SHBA-ja më 28 shkurt. fc/
Foto: Arkivi