• Saturday, 10 January 2026

Përfunduan negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Përfunduan negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Ankara, 2 qershor 2025 (MIA) - Raundi i dytë i negociatave të drejtpërdrejta mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll përfundoi për diçka më shumë se një orë.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak deklaroi se gjatë takimit, delegacionit rus i është dorëzuar një listë me emrat e fëmijëve të rrëmbyer ukrainas, të cilët duhet të kthehen në atdhe.

Pas përfundimit të takimit, u prononcua edhe presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski, i cili tha se po përgatitet një këmbim i ri i të burgosurve të luftës.

Paraprakisht, mediumet ruse njoftuan se në takim u bisedua në gjuhën ruse. bsh/

Foto: DPA