OBSH: Tërheqja e ndihmës amerikane mund ta rrezikojë çrrënjosjen e paralizës së fëmijëve
- Çrrënjosja e paralizës së fëmijëve ko kërcënim global shëndetësor mund të shtyhet në vitet e ardhshme nëse administrata amerikane nuk e ndryshon vendimin e vet për ta pakësuar ndohmën ameirkane prej qindra miliona dollarëve, paralajmëroi ssot përfaqësuesi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Hamid Xhafari.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:56, 3 March, 2025

Londër, 3 mars 2025 (MIA) - Çrrënjosja e paralizës së fëmijëve ko kërcënim global shëndetësor mund të shtyhet në vitet e ardhshme nëse administrata amerikane nuk e ndryshon vendimin e vet për ta pakësuar ndohmën ameirkane prej qindra miliona dollarëve, paralajmëroi ssot përfaqësuesi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Hamid Xhafari.
Xhafari , i cili është drejtor i programit për çrrënjosje të paralizës së fëmijëve të OBSH-së n[ë rajonin e Mesdheut lindor, tha se programi do të jetë më i shkurtë se 133 milionë dollarë amerikanl që pritej t'i siguronin Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit.
Siç theksoi, në rajonin e Mesdheut lindor polio u përhap poaçërisht në Afganistan dhe Pakistan. "Nëse mungesa e financvae vazhdon, kjo mund ta shtyjë çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje", paralajmëroi Xhafari.
Ai shtoi se OBSH po tenton të gjejë mënyrë për t'u përballur me mungesën e mjeteve, duke shfaqur shpresë se SHBA-ja do të vendosë sërishs të përfshsihet në financimin e luftimit të paralizës së fëmijëve.
OBSH për çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje bashkëpunon me UNICEF-in dhe Fondacionin Gejts.
Tërheqja e planifikuar e SHBA-së nga OBSH do të thotë edhe fund të bashkëpunimit me Qendrën amerikane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (CDC). Vitin e kaluar, ndihma për UNICEF-in për preventivë nga polio ishte ndërprerë, pasi që Departamenti amerikan i Shtetit pakëosi 90 për qind të granteve të Agjencisë amerikane për zhvilim ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën, në tentim që t'i ulë shpenzimet federale. UNICEF-i nuk i komentoi këto thënie, përderisa Fondacioni Gejts deklaroi se asnjë organizatë nuk mund ta plotësojë zbrazëtirën që e la tërheqja e ndihmës amerikane. ab/
Fotо: МIА arkivi