• Thursday, 22 May 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

OBSH arriti marrëveshje parimore për tekstin e Marrëveshjes për pandemi

OBSH arriti marrëveshje parimore për tekstin e Marrëveshjes për pandemi

Gjenevë, 12 prill 2025 (MIA) -Vendet-anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sot arritën “marrëveshje parimore” për tekstin që duhet të mundësojë mbrojtjen e botës nga pandemitë e ardhshme, pas më shumë se tre vitesh negociata, deklaroi bashkëkryesuesja e trupit negociator, En-Kler Amprou.

"Kemi një marrëveshje parimore", tha Amprou, bashkëkryesuesja e trupit negociator dhe ambasador francez për shëndetin global, duke specifikuar se delegatët do të takohen të martën në Gjenevë për të finalizuar tekstin dhe për të dhënë miratimin përfundimtar.

Gjithsej 194 vendet-anëtare të organizatës po negociojnë për marrëveshjen që mund të rrisë bashkëpunimin para dhe gjatë pandemive, pas dështimeve të pranuara gjatë Kovid-19.

SHBA-ja këtë vit u largua nga bisedimet, pasi Presidenti Donald Tramp në shkurt lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv për tërheqje nga OBSH-ja dhe ndalesë për pjesëmarrje në bisedimet. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s