• Tuesday, 25 June 2024

Netanjahu: Së shpejti do të përfundojnë luftimet intensive kundër Hamasit, por jo edhe lufta

Netanjahu: Së shpejti do të përfundojnë luftimet intensive kundër Hamasit, por jo edhe lufta

Jerusalem, 24 qershor 2024 (MIA) – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, dje deklaroi se luftimet intensive kundër Hamasit në Rafah së shpejti do të përfundojnë.

"Faza intensive e luftës kundër Hamasit do të përfundojë së shpejti. Kjo nuk do të thotë se lufta do të përfundojë shpejt. Pas përfundimit të fazës intensive, ne do të mund të vendosim disa forca në veri dhe do ta bëjmë këtë, kryesisht për qëllime mbrojtëse, por edhe për t'i kthyer banorët e zhvendosur në shtepitë e tyre", tha Netanjahu.

Ai shtoi se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje “të pjesshme”.

“Qëllimi është kthimi i pengjeve dhe çrrënjosja e regjimit të Hamasit në Gazë”, theksoi Netanjahu. ls/

foto: EPA