• Friday, 17 January 2025

NATO-ja e mori kontrollin e bazës ushtarake amerikane për Ukrainën, deklaroi shefi i Komitetit ushtarak të Aleancës, Bauer

NATO-ja e mori kontrollin e bazës ushtarake amerikane për Ukrainën, deklaroi shefi i Komitetit ushtarak të Aleancës, Bauer

Bruksel, 17 janar 2025 (MIA) - Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer deklaroi se Aleanca ndërmerr një pjesë të përgjegjësisë për koordinim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të cilën deri më tani e organizonte SHBA-ja. Këtë e transmetoi Ukrinform, duke iu referuar deklaratës së tij në takimin e Komiteti ushtarak të NATO-s në Bruksel.

Si rezultat i marrëveshjes kornizë të arritur në Uashington, disa mekanizma të cilat më parë ishin organizuar nga SHBA-ja, tani zhvendosen nën kontroll të Aleancës.

Admirali sqaroi se këto ndryshime janë të kahëzuara drejt krijimit të mekanizmave për ndihmë tëp përhershme të cilët di të garantojnë stabilitet për Ukrainën, pavarësisht ndryshimeve politike. Ai konsideron se për komandantët e lartë ukrainas lufta nuk varet nga ngjarjet në kryeqendrat perëndimroe, për ç'shkak ndihma e përhershme është kyçe për forcat e armatosura të Ukrainës.

Bauer theksoi se NATO-ja është e përkushtuar që Ukrainës t'i sigurojë gjithçka që i nevojitet për të vazhduar me luftën e saj kundër agresionit rus. ab/

Foto: МIА arkivi