Në vendet e Ballkanit Perëndimor shënohet rënia më e madhe e kalimeve të paligjshme të emigrantëve në BE
- Norma e kalimeve të paligjshme të kufijve evropianë në tre muajt e parë të këtij viti është ulur për 30 për qind në krahasim me vitin 2024, ndërsa rënia më e madhe - prej 64 për qind - është shënuar në linjat që kalojnë përmes Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bruksel, 16 prill 2025 (MIA) - Norma e kalimeve të paligjshme të kufijve evropianë në tre muajt e parë të këtij viti është ulur për 30 për qind në krahasim me vitin 2024, ndërsa rënia më e madhe - prej 64 për qind - është shënuar në linjat që kalojnë përmes Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rënie është shënuar në të gjitha rrugët kryesore të migracionit që çojnë në Evropë, thuhet në kumtesën e Agjencisë evropiane për mbrojtje kufitar, Fronteks, e kjo është për pothuajse 33.600 mbërritje më pak në tre muajt e parë të këtij viti.
“Përderisa modelet e migracionit janë nën ndikim të një përzierje faktorësh që variojnë nga kushte te motit në konflikte, të dhënat duket se tregojnë për një vazhdimësi të trendit të rënies të vërejtur në vitin 2024, kur numri i kalimeve të parregullta kufitare në Evropë ra për 38 për qind krahasuar me vitin e kaluar,” tha Xhudit Sanderlend nga Hjuman rajts voç.
Organizata është në mesin e grupeve për të drejtat e njeriut që argumentojnë se taktikat e parandalimit dhe mbyllja e kufijve të BE-së po i vendos migrantët në një pozicion që të shkojnë drejt Evropës përmes rrugëve më të rrezikshme, duke përfshirë edhe përmes Detit Mesdhe, shkruan Guardian.
Në të njëjtën kohë, BE-ja ka lidhur disa marrëveshje për emigrantët me vende jashtë Evropës, si Libia dhe Tunizia. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s