• Tuesday, 12 November 2024

Në Uashington paralajmërohet marsh protestues para inaugurimit të Trampit

Në Uashington paralajmërohet marsh protestues para inaugurimit të Trampit

Uashington, 8 nëntor 2024 (MIA) - Dhjetëra mijëra kundërshtarë të Donald Trampit do të organizojnë marsh protestues më 18 janar në Uashington, dy ditë para inaugurimit të tij.

Protesta do të mbahet nën sloganin "Marshi i popullit në Uashington" me qëllim për të shprehur pakënaqësinë nga paralajmërimet për prioritetet politike të Trampit, të cilat sipas organizatorëve do të minojnë të drejtat e grave, emigrantëve, LGBTK dhe pakicën racore dhe fetare.

Organizatorët në marshin protestues janë organizatat kryesore për të drejtat civile, të drejtat racore dhe shëndetin riprodhues. Ata vlerësojnë se në marsh do të marrin pjesë 50.000 persona. rq/

Foto: arkivi i MIA-s