• Saturday, 10 January 2026

Në Turqi 14.372 persona ishin lënduar gjatë prerjes së kurbaneve në ditën e parë të Bajramit të Kurbanit

Në Turqi 14.372 persona ishin lënduar gjatë prerjes së kurbaneve në ditën e parë të Bajramit të Kurbanit

Ankara, 7 qershor 2025 (MIA) – Ministri turk i Shëndetësisë,  Kemal Memishogllu, njoftoi se 14.372 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të mara gjatë prerjes së kurbaneve në ditën e parë të Bajramit të Kurbanit. 

Sipas ministrit Memishogllu, i cili i publikoi numrat në rrjetet sociale, raportime për lëndime janë regjistruar në secilën nga 81 zonat në Turqi. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Ankara - 1.049 të lënduar, Stamboll - 753, Konja - 655, Gaziantep – 634 dhe Manisa - 572.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që prerjen e kurbaneve tua lënë profesionistëve, duke e theksuar rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të sigurisë për parandalimin e lëndimeve. fc/