Në Bejrut evakuohet Ambasada e Norvegjisë dhe televizioni Al Xhazira për shkak të kërcënimit për një bombë të vendosur
- Ambasada e Norvegjisë në Bejrut është evakuuar pasi sot ka marrë njoftim për një bombë të vendosur.
Bejrut, 17 tetor 2024 (MIA) - Ambasada e Norvegjisë në Bejrut është evakuuar pasi sot ka marrë njoftim për një bombë të vendosur.
"Vetëm disa diplomatë norvegjezë kanë mbetur në kryeqytetin libanez dhe i gjithë personeli janë të gjallë dhe shëndoshë", theksohet në kumtesën e Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme.
Ndërkohë, televizioni Al Xhazira bëri të ditur se zyra e tij u evakuua pasi mori disa paralajmërime për një bombë të vendosur. Por, televizioni i Katarit nuk dha detaje të tjera.
Foto: Arkivi i MIA-s