• Wednesday, 19 March 2025
MIA Paralajmërime

13 mars 2025

Baku - Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në Forumin global "Rihetimi i rendit botëror: Kthimi i sfidave në mundësi".

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. (Salla 4 /12:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ambasadorja amerikane Angela Ageler dhe ndihmësministri i Qendrës për Trajnim, Vllatko Mitkovski do të drejtohen në ceremoninë me rastin e prezantimit të akreditimit nga Asociacioni ndërkombëtar të drejtorëve të akademive policore për standarde dhe trajnim (IADLEST) nga ana e ambasadores amerikane Ageler. (Qendra për trajnim e MPB-së në Idrizovë, salla e shkollës së mesme policore, hyrja nga pista /11:30, ardhja e mediave /11:15)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe komandanti i SAE TIGAR, Dragan Prokopovski, do të drejtohen në ceremoni solemne me rastin e Ditës së Njësisë Speciale Antiterroriste TIGAR. (Kazerma "Ilinden" – Shkup, baza e "SAE-TIGAR"/13:00; Ardhja e mediave /12:30; nuk janë planifikuar deklarata për media)

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, përfaqësuesi i përhershëm i Kombeve të Bashkuara, Armen Grigorian, ambasadorja e Suedisë Ami Larson Xhein dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi, do të flasin në një ngjarje ku 11 komuna do të nënshkruajnë kontrata për realizimin e projekteve të Fondit për dokumentacion teknik, në kuadër të projektit "Përforcimi i këshillave komunalë për zbatimin e projekteve". (h. Holdej In/13:00; Deklarata për shtyp pas ngjarjes)

Shkup - Takimi i parë i grupit punues për promovimin dhe zbatimin e procedurës standarde operative për qendrat referuese për viktimat e dhunës seksuale. (h. "Meriot /9:30, deklarata për media para fillimit të takimit)

Shkup - Paneli "Pesë vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO: Arritjet, perspektivat dhe sfidat" organizuar nga Klubi diplomatik - Shkup dhe Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. (Shtëpia e ARM-së /10:30)

Shkup - Konferencë për shtyp e Zhivko Mitrevskit me rastin e aktvendimeve të marra gjyqësore lidhur me kthimin e tij në LSM. (h. "Angels", rruga "Makedonia"/10:30)

Shkup - Festimi i Ditës Botërore të Veshkave dhe 50 vjet nga themelimi i ISHP Klinika Universitare për Nefrologji. (Fakulteti i Mjekësisë-Shkup, amfiteatri /11:30; Deklaratë për media /11:15)

 

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*