Mersie: Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është në interes të rrugës evropiane të Kosovës
- Në interes të Kosovs është që të formohen institucione që të mund të implementohen reformat e ndëlidhura me afrimin drejt BE-së dhe me progresin në rrugën evropiane, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Partneritet Ndërkombëtar dhe Mesdheun, Gijom Mersie.
- Post By Melahat Baftija
- 13:44, 24 April, 2025

Bruksel, 24 prill 2025 (MIA) - Në interes të Kosovs është që të formohen institucione që të mund të implementohen reformat e ndëlidhura me afrimin drejt BE-së dhe me progresin në rrugën evropiane, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Partneritet Ndërkombëtar dhe Mesdheun, Gijom Mersie.
"Mund të them se kjo me të vërtetë është e rëndësishme edhe për çështje të tjera, siç është Plani për rritje dhe prandaj nevojitet të konstituohet Parlamenti i Kosovës që të mund të vazhdojë të punojë në atë rrugë", deklaroi Mersie në përgjigjen për koment të përpjekjes së re të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Mersie shtoi se nuk do ta komentoj vetë aktin e moskonstituimit të Kuvendit, për shkak se Komisioni Evropian nuk i komenton çështjet e brendshme dhe vendore në Kosovë, siç nuk e bën këtë për çdo vend tjetër partner. mb/
Foto: MIA