Merci dëshiron marrëveshje me Sholcin para samitit të BE-së për Ukrainën
- Lideri konservator gjerman, Fridrih Merc, konsideron se është shumë urgjente që vendi të pajtohet se si të financojë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe ndihmën për Ukrainën para samitit të BE-së të enjten.
- Post By Fami Bajrami
- 15:21, 3 March, 2025

Berlin, 3 mars 2025 (MIA) – Lideri konservator gjerman, Fridrih Merc, konsideron se është shumë urgjente që vendi të pajtohet se si të financojë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe ndihmën për Ukrainën para samitit të BE-së të enjten.
Aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU e Mercit - e përbërë nga Kristiandemokratët (CDU) dhe Unioni Kristiansocial (CSU) në Bavari - fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar dhe për momentin po zhvillon bisedime informative me Partinë Socialdemokrate (SPD) për të formuar koalicion.
Bisedimet po zhvillohen në kohën kur Evropa dëshiron të harmonizojë përgjigjen ndaj ndryshimit të dukshëm në politikën e SHBA-së për luftën në Ukrainë.
Merci tha sot në Berlin se "urgjenca është e madhe" dhe se palët duhet "të përpiqen të arrijnë marrëveshje" para samitit të liderëve të BE-së të enjten në Bruksel.
Ai të enjten do të marrë pjesë në një takim të veçantë të grupit të Partisë Popullore Evropiane në Bruksel dhe tha se do të donte që ai dhe kancelari në largim Olaf Sholc ta thonë "të njëjtën".
Merci, (69) nuk ka komentuar raportet nëse mendon të thirr seancë të posaçme të Bundestagut, Dhomën e ulët të parlamentit gjerman për të siguruar shpenzime ushtarake shtesë.
Foto: EPA