Marina ushtarake iraniane paralajmëron në sulme të mundshme ndaj aeroplanmbajtësit amerikan "Abraham Lonkoln"
- Marina ushtarake iraniane sot kumtoi se me kujdes e ndjek lëvizjen e aeroplanmbajtëses amerikane "Abraham Linkoln", duke paralajmëruar se do të ishte objektiv i sulmeve nëse anije gjendet në shënjestër të sistemeve raketore iraniane.
- Post By Sara Ademi
- 13:37, 25 March, 2026
Teheran, 25 mars 2026 (MIA) - Marina ushtarake iraniane sot kumtoi se me kujdes e ndjek lëvizjen e aeroplanmbajtëses amerikane "Abraham Linkoln", duke paralajmëruar se do të ishte objektiv i sulmeve nëse anije gjendet në shënjestër të sistemeve raketore iraniane.
Komandanti i marinës ushtarake iraniane Shahram Irani deklaroi se nëse grupi armiqësor hyn në shënjestër, do të vijojnë "sulme shkatërruese".
Ai shtoi se marina iraniane ka "dominim të plotë detar" në Gjirin Persik, si dhe kontorll mbi Ngushticën e Hormuzit dhe mbikëqyrje mbi lëvizjen e flotës së huaj ushtarake. sa/
foto: EPA