• Monday, 02 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Maldive, për shkak të luftës në Gazë, u ndalon hyrjen në vend të gjithë atyre me pasaportë izraelite

Maldive, për shkak të luftës në Gazë, u ndalon hyrjen në vend të gjithë atyre me pasaportë izraelite

Male, 16 prill 2025 (MIA) - Parlamenti i Maldiveve miratoi amendament të ligjit për emigrantët, me të cilin u ndalohet hyrja në vend të gjithëve me pasaportë izraelite për shkak të luftës në Gazë.

Amendamenti paraprakisht u miratua nga presidenti Mohamed Muizu, thuhet në njoftimin e kabinetit të tij. 

Vendimi u miratua para rreth një viti, por u zyrtarizua madje këtë javë. 

"Ratifikimi e pasqyron qëndrimin e vendosur të qeverisë si përgjigje të krimeve të vazhdueshme dhe gjenocidit të vazhdueshëm të kryer nga Izraeli kundër popullit palestinez", thuhet në njoftim. 

Maldive, vend i vogël në jug të Indisë dhe destinacion shumë i njohur turistik, ka shumicë myslimane sunite.

Atje, predikimi dhe praktikimi i feve të tjera është ligjërisht i ndaluar.

Sipas të dhënave të fundit, në shkurt në Maldive kanë hyrë 59 persona me pasaportë izraelite. qa/bsh/

Foto: Jutjub