• Monday, 28 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Makroni thirr mbledhje të krizës me bizneset e goditura nga tarifat e Trampit

Makroni thirr mbledhje të krizës me bizneset e goditura nga tarifat e Trampit

Paris, 3 prill 2025 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron sot do të mbajë takim në Pallatin e Eliseut me përfaqësues të të gjithë sektorëve ekonomikë të goditur nga doganat e reja amerikane. 

Presidenti amerikan Donald Tramp publikoi vendosjen e normës themelore të doganave prej 10 për qind për të gjitha produktet e importit, me normë shtesë prej 20 për qind për Bashkimin Evropian. Kjo hapi luftë të re tregtare, me pasoja potenciale serioze për ekonominë globale, inflacionin dhe rritjen ekonomike. 

Prodhuesit francezë të verës dhe pijeve të ashpra tashmë paralajmëruan se eksporti i tyre në SHBA do të ulet për të paktën 20 për qind, pasi ishin publikuar tarifat e reja. 

Makroni do të bëjë përpjekje të përcaktojë qasje të përbashkët ndaj situatës dhe përgjigje të mundshme për mbrojtje të kompanive evropiane nga këto masa. fc/

Foto: Arkivi