• Friday, 17 January 2025

Makroni për vizitë në Liban për të mbështetur reformat dhe rindërtimin e vendit

Makroni për vizitë në Liban për të mbështetur reformat dhe rindërtimin e vendit

 Bejrut, 17 janar 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni sot do të vizitojë Libanin, për herë të parë që nga viti 2020, për të ndihmuar në përshpejtimin e formimit të një qeverie që mund të zbatojë shpejt reformat dhe të hapë rrugën për rindërtimin e vendit.

 Makroni është për vizitë në një kohë kur Franca dëshiron ta theksojë rëndësinë e sovranitetit të Libanit dhe të mbështesë zbatimin e reformave strukturore ekonomike që do të rivendosin besimin e komunitetit ndërkombëtar, raportuan agjencitë botërore.

 Franca, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabinë Saudite, luajtën një rol kyç në tejkalimin e qorrsokakut politik në Liban pas armëpushimit të nëntorit midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili rezultoi në zgjedhjen e presidentit të ri, Xhozef Aun dhe kryeministrit Navaf Salam.

 Foto: EPA