• Wednesday, 13 November 2024

Majk Uollc do të jetë këshilltari i ri i Trampit për siguri kombëtare

Majk Uollc do të jetë këshilltari i ri i Trampit për siguri kombëtare

Uashington, 12 nëntor 2024 (MIA) – Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Tramp e zgjodhi kongresistin nga Florida, Majk Uollc si këshilltar të tij të ardhshëm të sigurisë kombëtare, informuan mediat amerikane duke iu referuar burimeve.

Si kongresist republikan besnik i Trampit, ai shërbeu edhe në Gardën Kombëtare si kolonel dhe diplomoi me nderime në Institutin Ushtarak në Virxhinia. 

Uollc (50) i kritikoi aktivitetet e Kinës në rajonin aziatik – paqësor dhe e theksoi nevojën që SHBA-ja të jetë e gatshme për konflikt potencial në rajon.

Pas karrierës 27-vjeçare në forcat e armatosura, duke përfshirë edhe dislokimin në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, për çka ishte shpërblyer me Medaljen e guximit, Uollc kishte pozita edhe si këshilltar i politikës në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon.