Kryeministrja italiane Meloni bëri thirrje për deeskalim të situatës në Liban dhe në rajon
- Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni tha sot se vendi i saj mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me aleatët për stabilizimin e situatës në kufirin ndërmjet Izraelit dhe Libanit, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ajo theksoi se deeskalimi i situatës në rajon është i domosdoshëm dhe urgjent.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:00, 1 October, 2024
Romë, 1 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni tha sot se vendi i saj mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me aleatët për stabilizimin e situatës në kufirin ndërmjet Izraelit dhe Libanit, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ajo theksoi se deeskalimi i situatës në rajon është i domosdoshëm dhe urgjent.
"Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët për të stabilizuar kufirin midis Izraelit dhe Libanit që personat e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpi. Deeskalimi në nivel rajonal është i domosdoshëm dhe urgjent dhe Italia do të marrë pjesë në proces si kryesuese e G-7", tha Meloni.
Kryeministrja italiane tregoi se po e ndjek nga afër situatën dramatike në Liban dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes.
"Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet, si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian UNIFIL të vendosur në jug të Libanit", theksoi Meloni.
Ministri italian i Mbrojtjes Guido Kroseto dje deklaroi se ushtarët italianë në Liban janë në pozicione të sigurta dhe janë strehuar në bunkerë si masë paraprake.
Foto: EPA