• Wednesday, 03 July 2024

Koreja e Veriut ka testuar një raketë të re balistike taktike

Koreja e Veriut ka testuar një raketë të re balistike taktike

Phenian, 2 korrik 2024 (MIA) - Koreja Veriore ka testuar një raketë të re balistike taktike të aftë për të mbajtur një super kokë mbushje të madhe, njoftuan mediat shtetërore të Koresë Veriore. 

 Koreja e Veriut me sukses e ka lëshuar raketën "Hvasong-11DA-4,5" të aftë për të mbajtur një kokë mbushje super të madhe prej 4.5 tonë, njoftoi agjencia koreano-verior KCNA, cituar nga Jonhap i Koresë së Jugut.

 Agjencia thekson se gjuajtja testuese u krye me raketë me një kokë mbushje të rëndë të simuluar për të verifikuar stabilitetin e fluturimit dhe saktësinë e goditjes në një rreze maksimale prej 500 kilometra dhe një rreze minimale prej 90 kilometra.

 Thuhet se Koreja e Veriut do të kryjë edhe një testim raketor në korrik për "të verifikuar karakteristikat e fluturimit, saktësinë e goditjes dhe fuqinë shpërthyese të kokëmbushjes super të madhe në një distancë mesatare prej 250 kilometra". qa

Foto: Arkivi i MIA-s