Kelog: Ukraina mund të ndahet si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore
- I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, tha se Ukraina mund të ndahet "pothuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore", si pjesë e marrëveshjes së paqes.

Uashington, 12 prill 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, tha se Ukraina mund të ndahet "pothuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore", si pjesë e marrëveshjes së paqes.
Kelog propozoi që trupat britanike dhe franceze të merrnin zonat e kontrollit në Ukrainën perëndimore, ndërsa ushtria ruse të mbetet në lindje të vendit, ndërsa midis atyre zonave të jenë ukrainase dhe një zonë të çmilitarizuar, shkruan "Tajms".
Kelog, i cili është 80 vjeç, tha se forcat anglo-franceze në anën perëndimore të lumit Dnieper, i cili ndan Ukrainën nga veriu në jug dhe rrjedh përmes Kievit, nuk do të veprojnë si një "provokim" për Moskën.
Ai shtoi se Ukraina është mjaft e madhe për të lejuar praninë e disa ushtrive ushtarake që do të koordinonin armëpushimin.
"Kjo pothuajse mund të dukej si Berlini i pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte sektorë rusë, francezë, britanikë dhe amerikanë. Dnieper është një pengesë e madhe," shtoi Kelog, duke shpjeguar se Amerika nuk do të dërgojë trupa tokësore, por propozoi krijimin e një zone të çmilitarizuar 28 kilometra të gjerë përgjatë linjave ekzistuese të kontrollit në Ukrainën lindore.
Plani i Kelog njeh në mënyrë implicite "kontrollin de facto" të Rusisë mbi territoret që ajo aktualisht pushton.
Ai pranoi se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos pranojë ndarjen e propozuar të zonave të kontrollit, por theksoi nevojën për të krijuar një zonë tampon midis linjave ukrainase dhe ruse për të parandaluar incidentet.
Ai, gjithashtu, tha se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje të reja pasi të arrihet një armëpushim.
Ai vlerësoi se presidenti ukrainas Volodimirr Zelenski është i hapur për mbajtjen e zgjedhjeve, por se ky është një vendim që do të merret nga populli ukrainas, jo nga SHBA-ja.
Kelog theksoi se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit janë "rikthyer në rrugën e duhur", duke vënë në dukje se negociatat për një marrëveshje të mundshme mbi mineralet e Ukrainës kanë rifilluar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s