Kanë filluar bisedimet paqesore mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, ka mbërritur edhe shefi i shërbimit turk të inteligjencës
- Delegacioni turk, organizator i bisedimeve, kanë mbërritur të parë në takimin e sotëm mes negociatorëve rusë dhe ukrainas në Stamboll. Delegacioni rus, i kryesuar nga Vladimir Medinski ka mbërritur rreth orës 11:40, ndërsa deëlegacioni ukrainas ka mbrrëtir shtatë minuta më vonë.
- Post By Melahat Baftija
- 12:59, 2 June, 2025
Stamboll, 2 qershor 2025 (MIA) - Delegacioni turk, organizator i bisedimeve, kanë mbërritur të parë në takimin e sotëm mes negociatorëve rusë dhe ukrainas në Stamboll. Delegacioni rus, i kryesuar nga Vladimir Medinski ka mbërritur rreth orës 11:40, ndërsa deëlegacioni ukrainas ka mbrrëtir shtatë minuta më vonë.
Bisedimet janë caktuar për në ora 12, ndërsa kohëzgjatja e bisedimeve nuk është caktuar paraprakisht. Raundi parapak i bisedimeve, i mbajtur më 16 maj, ka zgjatur më pak se dy orë.
Takimi mbahet në palltin Çiragan, ndërtesë historike luksoze në bregun e Bosforit, ku përfaqësuesit rus dhe ukrainas tashmë kanë biseduar në mesin e muajit të kaluar.
Në vendin e takimit ka ardhur edhe drejtori i shërbimit turk të inteligjencës MIT, Ibrahim Kalin, që e thekson rëndësinë që Ankaraja e jep në këtë proces diplomatik.
Zëvendësministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Sergij Kislica u takua me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përpara takimit të sotëm me Rusinë në Stamboll, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhij Tihi.
"Palët kanë harmonizuar qëndrimet e tyre para takimit të sotëm të delegacioneve ukrainase dhe ruse", tha Tihi.
Ai shtoi se Ukraina edhe një herë i theksoi pikat kryesore të axhendës së saj, duke përfshirë takim të udhëheqësve të të dy vendeve dhe një armëpushim të plotë si qëllimet kryesore të negociatave. mb/
Foto: EPA