• Friday, 17 January 2025

Këshilli i Sigurimit i KB-së bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë në Liban

Këshilli i Sigurimit i KB-së bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë në Liban

Nju-Jork, 17 janar 2025 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së mbrëmë bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë në Liban, në, siç tha, fazën "kyçe" për stabilitet të vendit dhe rajonit pas zgjedhjeve presidenciale.

Duke e përshëndetur zgjedhjen e Xhozef Aun për president më 9 janar, plotësimin e funksionit pas mbi dy viteve dhe emërimin e Navaz Sala për kryeministër, Këshilli i Sigurimit i "inkurajon" liderët e rinj "shpejtë të formojnë qeveri".

"Këshilli i Sigurimit thekson se formimi i qeverisë është me rëndësi kyçe për stabilitetin dhe rezistencën e Libanit ndaj sfidave rajonale dhe nacionale dhe i inkurajon të gjitha palët në Liban të tregojnë unitet të shtuar në arritjen e këtij qëllimi", thuhet në kumtesë.

Këshilli i Sigurimit, gjithashtu, e konfirmon mbështetjen e vet të fuqishme për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë politike të Libanit dhe u bën thirrje të gjitha palëve ta respektojnë ndërprerjen e zjarrit të arritur në nëntor mes Izraelit dhe Libanit.

Izraeli e përforcoi bombardimin e tij në shtator dhe dërgoi ushtarë në Liban pas pothuajse një viti të konflikteve tejkufitare me Hezbollahun proiranian.

Ndërprerja e brishtë e zjarrit hyri në fuqi më 27 nëntor, por Këshilli i Sigurimit është i shqetësuar për shkak të raporteve për shkelje të marrëveshjes. ab/

foto: МIА arkivi