• Tuesday, 12 November 2024

Jermak e kritikoi deputetin ukrainas i cili i kërkoi Zelenskit të negociojë me Rusinë

Jermak e kritikoi deputetin ukrainas i cili i kërkoi Zelenskit të negociojë me Rusinë

Kiev, 8 nëntor 2024 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak e kritikoi deputetin e Radës Supreme të Ukrainës, Evgenij Shevçenko i cili i bëri thirrje presidentit Volodimir Zelenski të negociojë me Rusinë.

Jermak theksoi se "disa" deputetë të Radës Supreme janë "të hutuar" dhe se po punojnë për "të rrezikuar Ukrainën".

“Duket se disa deputetë janë të hutuar për çështjet e sigurisë kombëtare, interesave kombëtare dhe të ardhmes së vendit. Nëse në mendjet e tyre interesat kombëtare janë disfata e Ukrainës, atëherë ata po bëjnë një gabim të madh në interes të Rusisë. Plani i fitores i Ukrainës, formula për paqen, është rruga drejt drejtësisë”, shkroi Jermak në Platformën Iks.

Mediat ukrainase raportojnë se kreu i kabinetit të Zelenskit i referohej postimeve të deputetit Evgenij Shevçenki, të cilat diskutohen në mënyrë aktive në rrjetet sociale dhe në të cilat Shevçenko i bën thirrje Zelenskit të fillojë negociatat për t'i dhënë fund luftës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s