Izraeli për një vit ka vrarë 902 familje palestineze
- Armata izraelite (IDF) nga 7 tetori 2023 ka vrarë 902 familje palestineze në Rripin e Gazës, kumtuan autoritetet palestineze në Gazë.
- Post By Besnik Shuki
- 11:10, 3 October, 2024
Gazë, 3 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) nga 7 tetori 2023 ka vrarë 902 familje palestineze në Rripin e Gazës, kumtuan autoritetet palestineze në Gazë.
"Si pjesë e gjenocidit që e ka kryer armata okupatore izraelite me përkrahjen e plotë amerikane, 902 familje palestineze janë shfarosur, janë shlyer nga regjistri qytetar, pasi të gjithë anëtarët e tyre janë vrarë", pohojnë autoritetet palestineze.
Sipas të dhënave të tyre, armata izrelite "ka shfarosur 1.364 familje palestineze, duke lënë gjallë vetëm një anëtar të familjes, ndërsa në mënyrë të ngjashme ka shfarosur 3.472 familje palestineze, duke lënë gjallë vetëm dy anëtarë të familjes".
"Këto masakra kanë ndodhur me pjesëmarrje të disa vendeve evropiane dhe perëndimore, të cilat i furnizojnë forcat okupatore me armë vdekjeprurëse dhe ndërkombëtarisht të ndaluar, siç janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca e tjerë", njoftuan autoritetet palestineze.
Po ashtu, ata dërguan apel deri bashkësia ndërkombëtare dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare të kryejnë presion ndaj administratës amerikane dhe okupimit kriminel që ta ndal gjeocidin dhe gjakderdhjen e vazhdueshme.
Autoritetet palestineze pohojnë se nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës janë vrarë 41.600 njerëz, prej të cilëve numri më i madh gra dhe fëmijë.
Izraeli po ballafaqohet me akuza për gjenocid para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. bsh/
Foto: DPA