• Tuesday, 01 October 2024

Ish presidenti amerikan Xhimi Karter mbushi 100 vjet

Ish presidenti amerikan Xhimi Karter mbushi 100 vjet

Uashington, 1 tetor 2024 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së, Xhimi Karter sot mbushi 100 vjet dhe bëhet presidenti i parë i cili feston këtë ditëlindje.

Karter ka qenë president nga viti 1977 deri në vitin 1981, ndërsa në 19-të muajt e fundit ai ka qenë në spital në shtetin e tij të Xhorxhias, shkruan Bi-Bi-Si.

Ish fermeri i cili për herë të parë hyri në politikë në vitet 1960 si senator shtetëror, "është i angazhuar emocionalisht dhe ende ka përvojë, i buzëqeshur dhe i dashur", tha në shtator nipi i tij Xhejson.

Sipas mediave, ky njëqind vjeçar ende ka ambicie për politikë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s