• Monday, 23 December 2024

Hulumtim: Vaksina kundër Kovid-19 në SHBA parandaloi 279.000 raste të vdekjes

Hulumtim: Vaksina kundër Kovid-19 në SHBA parandaloi 279.000 raste të vdekjes
Uashington, 9 korrik 2021 (MIA) – Vaksinimi kundër Kovid-19 në mbarë SHBA-në ndihmoi të parandalohen rreth 279.000 raste të vdekjes dhe të evitohen 1,25 milionë hospitalizime, ceket në studimin e ri të Universitetit Jejll. Sipas Qendrës për kontroll dhe preventive të sëmundjeve në SHBA deri më tani janë aplikuar 332.345.797 vaksina. Në studim ceket se nëse ishin dhënë gjysma e vaksinave, do të kishte përafërsisht 120.000 raste shtesë të vdekjes dhe edhe së paku 45.000 hospitalizime. Në SHBA deri dje janë paraqitur pothuajse 604.000 raste të vdekjes si pasojë nga Kovid-19. Analiza e AP në bazë të të dhënave qeveritare, nga maji zbuloi se pothuajse të gjitha rastet e vdekjes nga Kovid-19 në SHBA janë mes personave të vaksinuar. Në maj janë regjistruar 0,8 për qind e rasteve të vdekjes tek personat e vaksinuar. Drejtori I Institutit nacional amerikan për alergji dhe sëmundje infektive dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, Entoni Fauçi theksoi se shumica e rasteve të vdekjes tek të pavaksinuarit mund të ishin “evituar dhe parandaluar”. Hulumtuesit e studiuan vaksinimin dhe trajektorjen e pandemisë nga tetori 2020 deri në korrik 2021. Ata krahasuan dy skenarë: një hulumtim I rrjedhës aktuale të vaksinimit, dhe tjetri sikur të ishin dhënë gjysma e vaksinave ditore. “Vaksinat me siguri ishin të suksesshme në uljen e përhapjes së virusit dhe shpëtuan qindra mijë jetë vetëm në SHBA. Megjithatë, gjithnjë derisa shumica e amerikanëve nuk vaksinohen, shumë më tepër njerëz akoma mund të vdesin nga ky virus. Rreziku nuk ka përfunduar. Tani nuk është koha për të mos u frikësuar”, theksoi autorja e studimit, Alison Galvani. ab/