• Friday, 17 January 2025

Hetuesit e Koresë së Jugut do të kërkojnë vazhdim të paraburgimit për presidentin e rrëzuar Jun

Hetuesit e Koresë së Jugut do të kërkojnë vazhdim të paraburgimit për presidentin e rrëzuar Jun

Seul, 17 janar 2025 (MIA) - Agjencia e antikorrupsionit e Koresë së Jugut të hënën kumtoi se do të kërkojë nga gjykata në Seul ta vazhdojë masën e paraburgimit për presidentin e burgosur Jun Suk-jeol, pasi që ai sërish refuzoi të dëgjohet nga hetuesit.

Të mërkurën, Jun u bë presidenti i parë jugkorean që arrestohet lidhur me hetimin për atë nëse ka kryer grusht shtet kur shkurtimisht vendosi gjendje lufte në fillim të dhjetorit. Ai është mbajtur në paraburgim në Seul.

Për ta mbajtur Jun më gjatë, hetuesit nga Shërbimi për hetime për korrupsion të funksionarëve të lartë, i cili e kryeson hetimin, duhet të kërkojnë nga gjykata të miratojë vendim për masë paraburgimi deri 20 ditë.

"Mendoj se mund ta konsideroni lëndën pothuajse të zgjidhur", u tha zëdhënësi i agjencisë gazetarëve në pyetjen nëse hetuesit do të parashtrojnë kërkesë për paraburgim shtesë. ab/

foto: МIА arkivi