Haris: Bajden është kandidati ynë, e fituam Trampin njëherë dhe do ta fitojmë përsëri
- Nënkryetarja e SHBA-së, Kamala Haris sot e hodhi poshtë idenë se presidenti Xho Bajden duhet të tërhiqet nga gara zgjedhore, pasi kongresmeni demokrat Llojd Doget nga Teksasi i bëri thirrje të largohet nga gara pas performancës së "keqe" në debatin javën e kaluar.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:15, 3 July, 2024
Uashington, 3 korrik 2024 (MIA) - Nënkryetarja e SHBA-së, Kamala Haris sot e hodhi poshtë idenë se presidenti Xho Bajden duhet të tërhiqet nga gara zgjedhore, pasi kongresmeni demokrat Llojd Doget nga Teksasi i bëri thirrje të largohet nga gara pas performancës së "keqe" në debatin javën e kaluar.
"Shikoni, Xho Bajden është kandidati ynë. Ne e mundëm një herë (kandidatin republikan Donald) Tramp dhe do ta mundim përsëri, pikë, tha ajo në një intervistë për Si-Bi-Es Njuz.
Ajo theksoi se është krenare që është nënkryetare e Xho Bajdenit dhe nuk pranoi t'i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes nëse është e gatshme të udhëheqë vendin nëse është e nevojshme. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s